SIGN-A-RAMA, Inc., një kompani private, është kompania më e madhe francising e shenjave me rreth 850 dyqane në 50 vende të botës.
Të gjitha dyqanet Sign-A-Rama ofrojnë tërë shërbimet e mundshme të shenjave që përfshijnë:
- Banera, shenja magnetike, shkrime dhe veshje makinash e xhamash, shenja monumentale
- Grafika në dritare, shenja me gërryerje, korniza në formë A-je
- Shenja me ndriçim elektrik, shenja të pasurive të patundshme, shenja për panaire
- Shenja me neon, germa tredimensionale, shenja në dru
- Aplikacione në produkte promocionale
- Konstruksione ekspozimi, shërbim të plotë sinjalistike për zyra dhe qendra biznesi
- Veshje apo artikuj të tjerë tekstili me qëndisje
Zyrat qendrore të SIGN-A-RAMA-s janë të vendosura në West Palm Beach, Florida, SHBA.
Dyqani i SIGN-A-RAMA-s në Shqipëri është i vendosur në adresën: Rr. “Perlat Rexhepi”, pranë Fakultetit të Drejtësisë, Tiranë.
SIGN-A-RAMA në Shqipëri ka marrë të drejtën e master francising sipas së cilës deri në vitin 2010 SIGN-A-RAMA në Shqipëri do të hapë dyqane si në qytetet e tjera të vendit, ashtu dhe në Kosovë e Maqedoni. |